Franca, pro Rusisë? Gjekmarkaj: Legjendë. Ngjela: Pse tha jo për negociatat?

POLITIKË


Deklarata e Spartak Ngjelës në Real Story se me veton e saj Franca shkon afër politikës ruse, ka shkaktuar një debat mes tij dhe analistit Agron Gjekmarkaj, i cili e ka kundërshtuar qëndrimin e avokatit. Ngjela deklaroi se Veto e Macron mbështet politikën e Rusisë në Ballkan, ndërkohë që Gjekmarkaj deklaroi menjëherë se kjo është një legjendë historike, por që kjo është kundërshtuar nga avokati, i cili është shprehur se ai nuk mund të jetë dakord, por jo ta cilësojë legjendë historike.

Gjekmarkaj: Bashkëpunimi i Francës me Rusinë, një farë mënyre është legjenda historike.

Ngjela: Si mund të jetë legjendë historike, kur na ka marrë 60 për qind të territorit. Franca ka qenë kundër.

Gjekmarkaj: Mos e fut Francën, Franca ka ndikuar në pavarësinë e Kosvoës.

Ngjela: Nëse do t’i qëndroni logjikës time, më tregoni cila ka qenë arsyeja që ka thënë jo, nëse nuk më jepni arsye, qëndron arsyeja ime. Të më thuash mua janë legjenda, kundërshtarët e Shqipërisë.

Gjekmarkaj: Atë s’e përcakton ti.

Ngjela: Mos e përmend më.

Gjekmarkaj: Mos më ndërprit më, po flet me legjenda historike. Franca ka kontribute për pavarësinë e Kosovës.

Ngjela: Mos më thuaj mua legjenda historike. Thuaj nuk jam dakord, por jo legjenda historike, pasi e njoh mirë historinë. Mua më trego cila është arsyeja që tha jo.

Gjekmarkaj: Franca ka kontribut në lirinë e Kosovës. Më lejo të vazhdoj arsyetimin. Franca mbajti qëndrimin siç e mbajti Holanda, Danimarka dhe deri diku Spanja.

Ngjela: Mos më trego kontributin në pavarësinë e Kosovës. Nuk flas më

Gjekmarkaj: Por le të kthehemi te deklarata e sotme. Unë mendoj që nga pikëpamja e vështirësisë ku ndodhet vendi, i shkon për shtat qeverisë. Është në momentin e duhur si një kamerdare që i shkon për shtat qeverisë për situatën me BE, se thotë ja ku është oferta ruse dhe e çon alert në raport me anëtarët e BE. PS dhe PD nuk kanë aksione ruse, jo se ata nuk tentojnë, për të shqetësuar NATO, BE dhe SHBA, por nuk është se ka ndikim, ose gjen terrenin në politikën shqiptare.



Skip to toolbar