Ngjela në Real Story: Veto e Macron, mbështet politikën ruse në Ballkan

#NËRADAR


I ftuar në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, avokat Spartak Ngjela u shpreh se Rusia çdo gjë e ka zgjidhur me forcë, ndërsa tani që nuk ka forcën ajo do vuajë. Sipas Ngjelës, fakti që Franca vendosi veton për negociatat ndaj Shqipërisë, i jep mbështetje politikës së Rusisë në Ballkanin Perëndimor. “E kanë zgjidhur gjithçka me forcë, tani s`kanë forcë dhe do vujanë. Në një emision më kanë pyetur se çfarë është veto franceze? U thash që është përkrahja e politikës ruse në Ballkan. Është kundër Amerikës. Fakti që Macron nuk e argumentoi veton, tregon që fsheh këtë gjë”, tha Ngjela.

Më tej, ai u shpreh se edhe Schengeni Ballkanik, është një ide e Rusisë. Sipas Ngjelës, tre muaj përpara se Rama-Vuçiç dhe Zaev të takoheshin për krijimin e këtij mini-Schengeni, idenë e hodhi ministri i jashtëm rusë. “Tre muaj përpara se të bëhej Schengeni Ballkanin, e ka kërkuar politika ruse me ministrin e jashtëm. Ka ardhur koha të bëjmë Schengen Ballkanin. Ata janë të interesuar të ndërhynin”, tha Ngjela.


Më tej, ai foli edhe për një tjetër interes të Rusisë në Shqipëri. Sipas Ngjelës, Rusia mund të shfrytëzojë faktin që Shqipëria është në krizë ekonomike, për të plotësuar këtë boshllëk.  “Mos hapja e negociatave, mos harrojmë se Shqipëria është në krizë financiare. Dhe ky i thotë hajdeni këtu te ne. Fakti që jeni në krizë, ne ju shpëtojmë. Problemi qëndron se ata nuk janë krejtësisht të painformuar. Kanë frikë nga reforma në drejtësi, se ata janë mbajtur me korrupsion. Të shohim do flasi kryeministri shqiptar”, tha Ngjela.

Ndërkohë, analisti Roland Lami u shpreh se veto e Francës krijoi boshllëk në Ballkanin Perëndimor, por sipas tij, politika shqiptare nuk është treguar e aftë të përfitojë ekonomikisht nga aktorë të tjerë. “Unë bie dakord me avokatin që ‘jo’ e Francës la një boshllëk, dhe influenca të mëdha tentojnë ta kapin këtë boshllëk. Ky është lajmi i mirë se tregon që jemi një vend që përbën interes. Mirë që ne e konstatojmë këtë fakt, por elita politike shqiptare di ta shfrytëzojnë këtë konkurencë? Unë e kam rezervë ta them këtë. Greqia ka përfituar ekonomikisht nga Kina, por s`mund të them që Greqia rrezikon anarshi. Ku është shteti shqiptar. A jemi ne në gjendje të shfrytëzojmë disa mundësi që na jepen? Këtu shof unë hezitimin e liderëve të politikës shqiptare”, tha Lami. /Realstory.al/




Skip to toolbar