Shqipëria do të luajë të shtunën në orën 20:45 ndeshjen më të vështirë të eliminatoreve të “Europianit 2020”, ndaj Francës në “Stade de France”, por kjo i ka frikësuar disi francezët, sidomos duke marrë parasysh edhe neglizhencën në ndeshjen me Turqinë.
Faktin që Franca e ka marrë seriozisht Shqipërinë e tregon edhe numri i biletave të shitura. Sipas gazetës franceze Le Figaro numri i tyre ka arritur deri në 70 mijë, ndërsa për ndeshjen pasardhëse kundër Andorrës janë shitur vetëm gjysma e kësaj shifre.
Por këtë merak te francezëve e konfirmon edhe e përjavshmja “France Football”, e cila në numrin e saj të fundit që publikohet çdo të martë, ajo rendit tre arsye se përse Franca duhet t’i frikësohet Shqipërisë:
1- Sepse në vitin 2014 Portugalia u surprizua nga Shqiponjat dhe kjo fitore pati shumë rëndësi megjithëse CR7 nuk ishte atë ditë në fushë
2– Sepse Mërgim Mavraj ai që pati shënuar golin e barazimit mes dy skuadrave në ndeshjen e Rennes, është gjithmonë at, ndeshje të cilën France Futboll e cilëson të turpshme për ekipin e vet.
3-Sepse trajneri Edy Reja është një mik shumë i mirë i mjeshtrit të taktikës Fabio Capello. Pisk nëse ai i ka dhënë disa këshilla.
Kështu shkruan FF nisur edhe nga fakti se në një nga ndeshjet e tyre të fundit, atë në Paris kundër Turqisë gjelat e nënvleftësuan sfidën dhe si rezultat lanë dy pikë të çmueshme në rrugën për në Euro 2020.