Kamioni merr para biçikletën, humb jetën 50-vjeçari

AKTUALITET


Një person ka humbur jetën pasi biçikleta me të cilin udhëtonte është marrë para nga një kamion. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Laç, në afërsi të fshatit Luz.

Kamioni i drejtuar nga shtetasi me iniciale S.D., ka përplasur biçikletën, duke i marrë jetën drejtuesit të saj, 50-vjeçarit me iniciale N.SH.


Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionin dhe pu heton për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.




Skip to toolbar