Fundoset euro. E hëna ka nisur më rënie të fortë monedhës europiane që ka prekur tashmë nivelin e 102.3 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, më i ulëti i shënuar ndonjëherë në vend. Nga fillimi i muajit monedha europiane ka humbur plot 3.4 lekë, ndërsa prej janarit është zhvlerësuar me më shumë se 12.2 pikë.
Një situatë e pazakontë kjo në raport me rajonin edhe sipas një publikimi të fundit të bankës së Austrisë ku sipas saj euro gjatë vitit të fundit në vendet fqinje mposhti valutat në rajon, por e kundërta po ndodh me vendin tonë. Me këtë trend, kur tregu është i mbytur në valutë duket se shumë shpejt euro pritet të bjerë poshtë 100 lekëve.
Edhe dollari amerikan nuk ndal rënien e lirë. Monedha është nënccmuar ndjeshëm këtë fillim jave duke zbritur në kuotën e 91 lekëve. Prej fillimit të vitit është zhvlerësuar me rreth 17 pikë kundrejt lekut që po forcohet ndjeshëm në tregun e këmbimit valutor.
E fortë monedha vendase po qëndron edhe përballë valutave të tjera të huaja, paundit britanik dhe frangës zvicerane që kanë ndjekur të njëjtin trend në rënie