Fuoristrada bie në greminë, vdes 52-vjeçari, plagosen dy

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Qafështamës në Krujë, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur pasi automjeti tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 52 vjeçarit të identifikuar si Qazim Basha.

Në gjendje të rëndë janë dy personat e tjerë që ndodheshin në automjet, Besim Karaj 56 vjeç dhe  Ermir Zyflia 32 vjeç.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti, por policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet.



Skip to toolbar