Rama ofron bursa për studentët “spiunë”

AKTUALITET


Për të luftuar korrupsionin në universitete, Kryeministri Rama ka njoftuar nismën e re të qeverisë që parashikon shpërblimin e studentëve “spiunë”, në kuptimin e mirë të fjalës, pasi do të japin kontributin e tyre për të luftuar korrupsionin.

Rama shkruan në rrjetet sociale se të gjitha ata studentë që denoncojnë me fakte korrupsionin në universitete, jo vetëm do t’i zerohet tarifa e studimeve por edhe do të përfitojnë bursë nga qeveria.


Kreu i qeverisë ka kërkuar mendimin e vetë studentëve para se të miratohet kjo nismë.

“Jepni mendimet tuaja. Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdo qoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kjo nismë e Ramës duket e ngjashme me platformën e qeverisë shqipëriaqëduam.al të cilën kryeministri e ka cilësuar të suksesshme pasi përmes saj marrin zgjidhje problemet që qytetarët kanë me administratën shtetërore për shkak të burokracirave të ndryshme. Mendohet se edhe kjo nismë e re do të sjellë ndryshime në universitete dhe do të garantojë transparencë.

JEPNI MENDIMET TUAJA

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 17. September 2019



Skip to toolbar