Fushata nuk prek euron/ Kursi i këmbimit, luhatje minimale gjatë dhjetë ditëve të para

EKONOMI


Fushata zgjedhore ka  gati 10 ditë që ka nisur në vendin tonë.Por deri  më tani efektet kanë qenë pothuajse minimale  në kursin e këmbimit ndërsa leku vijon te qëndroj  i forte përballë  valutave të huaja.Aktualisht  një euro po këmbehet në kufijtë e 99 lekëve me një lëvizje të lehtë përgjatë këtyre  ditëve.

Nëse vërejmë kursin e këmbimit euro lek që në nisje të këtij viti euro është këmbyer midis kuotave 98 lekë deri në 100 lekë që është regjistruar vetëm në fund të muajit janar

Nëse shtojmë këtu edhe efektet e turizmit i cili tashmë ka pësuar një rritje të ndjeshme  në muajt e parë duhet theksuar se luhatjet janë pothuajse të pandjeshme .  Aktorët e tregut nuk  presin  ndryshime të rëndësishme në kursin e këmbimit edhe për javët në vijim.

Megjithatë ajo që vërehet është fakti se fushatat zgjedhore nuk janë të njëjta dhe ajo që vihet re veçanërisht në këto të dy fundit është që partitë i janë larguar disi nga aktivitetet  e kushtueshme  duke i bërë fushatat  më të lira.

Një element tjetër që ndikon në kursin e këmbimit është edhe pritshmëria e publikut dhe investitorëve ndaj programeve të partive politike dhe propozimeve të tyre.Ndërkohë që gjatë këtij viti asnjë  krah politik nuk ka propozuar ndryshime rrënjësore në politikën fiskle gjë e cila nuk i ka ndikuar tregjet dhe pritshmëritë e investitorëve.Ndërkohë që përfundimi i fushtaës  përkon me hapjen e sezonit turistik, çka nënkupton më shumë prurje të monedhës europiane në vend gjë që  mund të ketë një efekt në dobësimin e euros përballë lekut.

Ndërkohë që vlen të theksohet se muajt e parë ka pasur rritje të trasaksioneve në euro nëpërmjet kanaleve zyrtare.

1.3 milionë euro transaksione janë kryer në monedhën europiane vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti.Qarkullimi i lartë i euros ën vend lidhet me turimin,remitancat por edhe investimet fakt ky që është konfirumuar edhe në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar.



Skip to toolbar