Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kërkuar nga partitë politike mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Konkretisht kjo agjenci ka kërkuar nga partitë politike të mos ekspozojnë të dhënat personale, pa pëlqim paraprak nga ana e qytetarit.
“Për të siguruar zbatimin e ligjit, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe njëkohësisht për të shmangur çdo veprim të agjencisë kundrejt partive politike dhe subjekteve të përfshira në procesin e fushatës elektorale, kërkojnë nga partitë politike zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos ekspozuar të dhënat personale gjatë komunikimit nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjet telefonike, pa pëlqim nga ana e pales tjeter”, thuhet në kërkesën e kësaj agjencie, drejtuar partive politike.
Në këtë njoftim te Agjensise per Informim dhe Privatesi, thuhet po ashtu se ne zagjedhjet e kaluara, perfshire edhe ato te parakohshme te 14 shkurit, kaluara kishte pranuar ankesa të adresuara nga qytetarët ndaj partive politike, për përdorimin e të dhënave te tyre personale.
Agjensia ka ofruar bashkëpunim me subjektet politike për të siguruar respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, ndersa kanë bërë thirrje që çdo informacion personal i mbledhur gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, për realizimin e komunikimit me qytetarët gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore, të përdoret në përputhje me kërkesat ligjore.