Fushatë në mes të zisë/ Rama, takim diskret, por Berisha nuk ndalon sulmet

Më të fundit


Flamujt kombëtare u ulen në gjysmështizë në të gjitha institucionet në Shqipëri, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje ndaj Papa Franceskut.

Qeveria vendosi qe e shtuna te ishte nje dite zie kombetare. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video të Atit të Shenjtë, me mbi shkrimin “duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një papë të jashtëzakonshme, por edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë.

Në shenjë respekti ndaj zizë kombëtare, Rama spostoi edhe takimet elektorale të parashikuara këtë të shtunë në qarkun e Fierit.  Kryesocialisti pati vetëm një takim informal me strukturat dhe kandidatët për deputetë në një ambjent privat në kryeqytet. Rama ka porositur të tijet të ndjekin nga afër problematikat që po hasin emigrantët me marrjen e zarfeve të votimit dhe kandidatët të shmangin cdo konflikt me njëri- tjetrin.Partia Socialiste shtyu takimet elektorale në respect të zisë për Papën, por të njëjtën gjë nuk e bëri Partia Demokratike.

Sali Berisha jo vetëm nuk e ndërpreu fushatën por në një sallë të mbushur me gra nuk i kurseu ofendimet e tij të ndaj grave socialiste.

Sillen si badigadet e Gadafit, te cilat i thurnin lavdet gadafit…



Skip to toolbar