“Futbolli është kompleks, jo individual”, Sylvinho: Çelësi im i suksesit për një skuadër të fortë

KOMBËTARE


“Futbolli është kompleks, nuk është individual, është një sport kolektiv, dhe pa shpirtin e skuadrës nuk shkohet askund”, kështu shprehet trajneri i Kombëtares Kuqezi në emisionin Real Story, në ABC News.

Në intervistën me gazetarin Sokol Balla, Sylvinho rrëfen çelësin e suksesit sipas tij për një skuadër të fortë.


“Futbolli ka nevojë për kohë. Kemi një miks lojtarësh të rinj por edhe me eksperiencë që janë të fortë. Më pas kemi nisur një punë për të krijuar shpirtin e duhur të skuadrës. E di që ju e kuptoni shumë mirë për futbollin, ke shkruar edhe një libër në 2016 për futbollin, je i apasionuar pas futbollit ashtu si edhe unë. Futbolli është kompleks, nuk është individual këtë e dimë, është një sport kolektiv, dhe pa shpirtin e skuadrës nuk shkohet askund. Kemi nisur punë dhe të gjithë futbollistët e kuptojnë menjëherë këtë, i kemi dhënë sensing e ekuilibrit dhe organizimit një skuadre dhe bashkë më të rrihet edhe niveli kjo tregohet edhe në fushën e lojës. Është e vetmja formë që mund të gjendet për të krijuar një skuadër të fortë në fushë. Ne kemi 23-25 futbollistë që japin gjithçka dhe kjo shihet në fushë, u shpreh Sylvinho.

“Kjo është pjesa e shpirtit të skuadrës. Unë si ish-futbollist kam luajtur dhe jam zëvendësuar dhe ndonjëherë, mund të përfundosh edhe në tribunë dhe nuk është dicka e lehtë. Por kur punojmë, dhe kjo është e rëndësishme, të jetosh në Tiranë i thash edhe Presidentit Duka, dua të jetoj këtu. Kemi Federatën gati që na krijon cdo mundësi. Jemi staf prej 7-8 vetash. Jemi brazilianë, italianë, argjentinas, shqiptar,” shtoi më tej Sylvinho.

Ndër të tjera Sylvinho rrëfeu edhe marrëdhënien me ndihmës trajnerin e Kombëtares, Zabaletën, nisur edhe nga rivaliteti mes Brazilit dhe Argjentinës në futboll.

“Ndihem shumë mirë me të, kam patur tre argjentinas shumë afër me karrierën time. I pari, Nelson David Vivas, nëse nuk gaboj sot punon te Atletico Madrid, si ndihmës i Simeones, më pas Messi ishte 16-17 vjec te Barcelona dhe Pablo e njoha te City është një profesionist shumë i mirë. Por pyetja që bëni është e drejtë nuk është normale kjo lloj marrëdhënie, kemi një staf teknik shumë të mirë dhe ecim përpara,” -vijoi ai.




Skip to toolbar