Një pikë larg kualifikimit/ Sylvinho: Ende nuk ka mbaruar, në futboll mund të ndodhë gjithçka

KOMBËTARE


Ndonëse vetëm një pikë larg kualifikimit për në Euro2024, për trajnerin Sylvinho nuk mund të thuhet se gjithçka ka mbaruar.

Në një intervistë për Real Story më gazetarin Sokol Balla, Sylvinho tha se humbja ndaj Polonisë në Varshavë ishte një sinjal pozitiv për kombëtaren.


“Merita është e lojëtarëve ata e kuptuan menjëherë se kishin një mundësi shumë të mirë për të bërë gjëra të mëdha për të cuar përpara, por nëse jemi bashkë nëse jemi një ata e kuptuan. Ne e morëm ekipin në janar, pas një muaji e gjysmë duke udhëtuar duke u takuar më lojëtarët për t’u njohur. Kemi shkuar në Poloni dhe nuk e dinim cfarë na priste. Polonia është një skuadër shumë e fortë dhe në Varshavë, ishte një fushë shumë e vështirë. Aty nisi një rrugëtim dhe ata e kuptuan se e rëndësishme për ne ishte të ishim në garë. Ata e kuptuan se edhe pse pësuam një gol duhet të ishim të fokusuar brenda objektivit, në minutën e fundit kishim mundësi për të barazuar. Unë mendoj ishte një sinjal që u erdhi atyre. Ata janë inteligjentë, e kuptojnë futbollin. Me Moldavinë në shtëpi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, po ashtu edhe në transfertë me Ishujt Faroe, është përgjigjja që kanë dhënë lojëtarët, por e them gjithmonë që ‘nuk ka mbaruar’. Ne e dimë se sa e vështirë është për të shkuar në finalet e një europiani. Ka ndodhur një herë jemi shumë afër, por unë kam lindur në San Paolo dhe jam i qartë për këtë pjesë.” tha Sylvinho. ndërsa shtoi se në futboll mund të ndodhë gjithçka.

“Unë jam njeri i futbollit dhe në futboll mund të ndodhë gjithcka, nuk është aspak e lehtë, por skuadra dhe ne në Federatë jemi të ndërgjegjshëm se duhet të punojmë, pjesë e punës është edhe ajo që jep kjo skuadër që jep djersën, shpirtin në fushë, njerëzit e shohin.” shtoi më tej ai.




Skip to toolbar