“Garën e 2025-ës do ta fitojmë më thellë”, Blendi Klosi: Vota e emigrantëve, e rëndësishme. Jemi i vetmi vend që…

Më të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi shprehet i bindur se PS do të fitojë thellë në zgjedhjet e vitit 2025. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ai tha se nuk janë të shqetësuar për marrjen e mandatit të katërt, por ajo që kërkojnë është mbështetja dhe vota e votuesve.

“Nuk na shqetëson marrja e mandatit të katërt, padyshim është garë por është një garë që do ta fitojmë më thellë se 2021. Rama vuri targetin që e ka shprehur përpara se sa kjo mbledhja e fundit, që do të kemi një fitore spektakolare. Ajo që ne kërkojmë është që jemi në raport të drejtë me njerëzit, të na mbështesin dhe votojnë. Votuesit jo vetëm kjo anëtarësia jonë prej 150 mijë, të na votojnë jo vetëm 800 mijë votat tona por të kemi një kohezion me votën popullore të 2025 dhe të na japin garancinë që të vijojmë fort me reformat tona. Folëm për Komisionin anti korrupsion. Ne me opozitën e kemi të vështirë ta gjejmë dakordësinë. Për listat e gjetëm se ishte detyrim për t’u zgjidhur, ndërkohë që vota e 2025 do të jetë një votë edhe për këtë që flasim. A duhet të bëjmë reforma më të thella në kuadër të drejtësisë së re, në kuadër të Shqipërisë evropiane, për luftën anti korrupsion. A kemi arritur suksese në luftën anti korrupsion. Kemi arritur shumë.

Them që vota e 2025 të jep besim apo një votim popullor për atë si kemi qeverisur dhe se çfarë duhet të bëjmë. Këtë që propozojmë janë të drejta apo të gabuara. Vota e 2025 nuk është se a është më i mirë Rama po Berisha, por a jemi ne në rrugë të drejtë në këtë që po bëjmë. Kemi një element të ri që është vota e emigrantëve, e rëndësishme dhe masive. Në kalkulimet e votës atyre që votojnë në Shqipëri dhe në emigracion pothuajse jemi barazim. I vetmi shtet në botë që e ka këtë barazim. Kemi një punë të shtuar në këtë aspekt, do një punë strukturore, të organizuar, politike, derë me derë edhe në emigracion. Janë struktura të reja që i krijojmë për të na votuar njerëzit. Reformuam partinë dhe do të shkojmë në fushatën elektorale./abcnews.al



Skip to toolbar