Gaza në mjerim dhe sëmundje vdekjeprurëse/ Ministri i Mbrojtjes i Izraelit njofton një fazë të re të luftës

BOTA


Të enjten, ministri i Mbrojtjes së Izraelit njoftoi planet për një fazë të re të luftës në Gazë, që përfshin një strategji më objektiva të përcaktuara në veri të territorit. Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga qeveria izraelite mbi planin e ministrit të mbrojtjes.

Taktikat e reja, sipas ministrit Yoav Gallant, përfshijnë bastisjet, prishjen e tuneleve, sulmet ajrore dhe tokësore dhe operacione të forcave speciale. Qindra mijëra palestinezë janë evakuuar në jug të Gazës, ku shumica po jetojnë në mjerim, pa ushqim, pa ujë të pijshëm dhe pa elementët bazë për higjienë.


Zyrtarë ndërkombëtarë të shëndetësisë thonë se po përhapen sëmundje vdekjeprurëse. Operacionet ushtarak të Izraelit për shkatërrimin e Hamasit nisën pas sulmit nga grupit terrorrist në 7 tetor, ku sipas autoriteteve izraelite vdiqën 1200 persona dhe u morën peng 240 të tjerë. Disa pengje janë liruar, por 130 prej tyre kanë mbetur ende në gazë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se 22,400 palestinezë, një përqindje e madhe e tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. /VOA/




Skip to toolbar