Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu ka zhvilluar një debat me gazetarin Erjon Skëndaj. Gazetari Skëndaj deklaroi se edhe vetë Instituti ku punon Hysenlliu mund të rrezikojë të shembet. Ndërsa, Hysenelliu tha se është inspektuar godina e Institutit dhe zyrat e AKU-së dhe kanë dalë të banueshme.
Gazetari Erjon Skëndaj: Instituti rrezikon të shembet dhe ky zotëria mban punonjësit aty.
Agron Hysenlliu: Në çdo akt-konstatimi që shkon një grup që është në nivel më të ulët se unë, që thonë kam dyshim këtu, atëherë ne shkojmë në dozë shtesë kontrolli. Sa i përket AKU, por edhe Instituti i Ndërtimit ne kemi bërë një akt-ekspertimi nuk ka asnjë problematikë. Nuk kam arsye pse të vë kokën time në rrezik për asnjë motiv.
Erjon Skëndaj: Për një ditë janë bërë suvatime të kësaj forme. Ju keni thënë që të riparohen dëmtimet.
Agron Hysenlliu: Si mo qenka hapur shkolla pa riparuar? Unë kam bërë këtë, kam dërguar grupin e parë, që ka nxjerrë përfundimin. Te grupi i dytë Iu kam thënë nesër do të vijë grupi i profesorëve dhe profesorët kanë shkuar.
Erjon Skëndaj: Pse e keni luksin ju ta bëni?
Agron Hysenlliu: Po e kam luksin kur vihet në rrezik jeta.