“Akt-konstatim për Teatrin Kombëtar?”, Hysenlliu: Atë e merr era, por nga tërmeti nuk rrezikon

POLITIKË


Aktet e konstatimit të godinave të dëmtuara ka sjelle një debat mes drejtorit të Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu dhe anëtarit të kryesisë së PD, Enno Bozdo. Në fokus ka qenë akt konstatimi i Teatrit Kombëtar, ku Bozdo pyeti nëse ka një të tillë, ndërsa Hysenlliu tha se këtë përgjigje Bozdo dhe kushdo tjetër e lexon në rreshtin e parë të aktit të konstatimi që ndodhet edhe në fazën zyrtare të institutit. Hysenlliu tha se godina e Teatrit Kombëtar është prej tallashi “atë e merr era e çon në Pazar të Ri, por nga tërmeti nuk e gjen gjë”.

Pjesë nga debati


Bozdo: Keni mbajtur akt konstatimi për Teatrin Kombëtar

Hysenlliu: Për Teatrin Kombëtar e ke në faqen zyrtare të institutit që në rresht të parë shkruhet se godina e teatrit nuk ka asnjë rrezik nga tërmeti. Ajo godinë është prej tallashi, e merr era e çon te Pazari i Ri, por nga tërmeti nuk e gjen gjë. Se për këtë me keni sjellë dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Bozdo: Mirë kam bërë

Hysenlliu: Jo nuk ke bërë mirë se nuk e ka tagrin fare të më kontrollojë se jam me vetëfinancim




Skip to toolbar