Geraldo Durdaj emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

AKTUALITET


Me propozim të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja është emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  avokati i ri Geraldo Durdaj.

Ministri i Drejtësisë ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë  Jonida Baçi e shkarkuar pak muaj më parë.

Kujtojmë se Durdaj së fundmi ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë dhe disa pozicione të tjera në administratë.

Jonida Baçi u shkarkua pak kohë më parë si drejtuese e Agjencisë së Trajtimit të Pronave si e përfshirë ne dy skema korruptive me ish pronaret.

Geraldo Durdaj, është një personazh jo pak i njohur për opinionin publik, pasi është vëllai i 7 vjeçarit, Erisonit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit.



Skip to toolbar