Pamje të pa publikuara më parë, zhytësit eksplorojnë “thesaret” e Titanikut

BOTA


Pamjet e reja të publikuara të Titanikut tregojnë zinxhirin 90 kilogram të ankorimit të anijes, spirancën gjigante buzë portit dhe një kazan që ra në fund të detit kur anija u nda në dysh dhe u fundos në 12.500 metra në Atlantik më shumë se 110 vjet më parë.

Videoja, e realizuar nga  kompania e ekskursioneve të zhytjes OceanGate Expeditions, zbulon një  “nivel mahnitës detajesh” dhe ngjyrash që nuk janë parë nga syri i njeriut që nga 12 prilli 1912.


Ekipi filmoi anijen historike në rezolucionin më të lartë dhe videoja deri më tani, afërsisht 8,000 piksel (8k), i lejon ata të zmadhojnë zona të veçanta pa humbur cilësinë e imazhit dhe ofron fotografitë më të qarta të realizuara deri më tani.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2762477.html




Skip to toolbar