Gërdeci/ Pinari: FA janë përgjegjëse, nuk zbatuan detyrat që i ngarkonte legjislacioni

AKTUALITET


Ylli Pinari ish-drejtor i MEICO-s (kompania e shitjeve të municioneve) ka folur pas dëshmisë së tij në GJKKO në lidhje me dosjen e “Gërdecit”, ku tashmë është vënë në tavolinën e të akuzuarit ish-ministri i Mbrotjes Fatmir Mediu.

Sipas Pinarit, përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit janë Forcat e Armatosura, ndërsa MEICO sipas tij kishte për detyrë  të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin.


“Nuk bëj koment jam dëshmitar nuk bëj koment. Unë kërkoj ndjesë nëse unë kam ndikuar në këtë fatkeqësi të tyre. Është përgjegjësi e forcave të armatosura nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që u ngarkonte legjislacioni.

Për mua është përgjegjësi e forcave të armatosura dhe e operatorit i cili duhet të zbatonte rregullat që ne ia kishim ngarkuar në kontratë.

MEICO kishte për detyrë  të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin. Ajo është ndërmarrje komisionere, ajo dorëzonte mallin dhe të gjithë arkëtimet e lekëve kalonin në buxhetin e shtetit”, -tha Ylli Pinari.




Skip to toolbar