Gërdeci/ Thirret Shkëlzen Berisha

AKTUALITET


Gjykata thërret Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha të dëshmojë në procesin për dosjen Gërdeci. Në seancën e sotme, bashkë me Shkëlzen Berishën, trupi gjykues vendosi të thërrasë si dëshmitar edhe ish ministrin Aldo Bumci.

Seanca e ditës së sotme u shty për shkak të mungesës në proces të ish ministrit Mediu.Shkak për mungesën e tij në gjyq, ishte seanca plenare në Kuvend, ku u miratuar buxheti 2024.

Mësohet se Fatmir Mediu iu drejtua përmes një shkresë gjykatës së posacme, ku e informonte mbi seancën e sotme plenare e ku duhej të ishte i pranishëm

Seanca e radhës u caktua nga trupi gjykues më 14 dhjetor ora 09:00, krahas Shkëlzën Berishës e Aldo Bumcit, gjykata ka kërkuar edhe 5 dëshmitarë të tjerë.



Skip to toolbar