Giampaolo e nis me humbje te Milan, i thyen Bayern. Humbet dhe Theon

Më të fundit


Marco Giampaolo e nis me humbje aventurën e tij në krye të “djallit”. Milan dukej një skuadër e “arnuar’ teksa në formacionin zyrtar debutuan disa lojtarë si Daniele Maldini, djali i Paolos, titullar ishte dhe blerja me e rëndësishme, Theo Hernandez por ish futbollisti i Real Madrid qëndroi në fushë deri në minutën e 45-të teksa pësoi një dëmtim në kavilje. Më shumë se sa humbja kundër Bayern, Milan qan pikërisht dëmtimin e francezit, një nga lojtarët më në formë të kuqezinjve në këtë periudhë.

Dëshira e Milanit për të bërë mirë në këtë dalje të parë publike bëri që italianët ta nisnin vrullshëm takimin por pak nga pak i dorëzuan mesfushës Bayern me gjermanët që morën kontrollin e lojës por vetëm në fundin e pjesës së parë finalizuan me gol një aksion të bukur të ideuar nga Kimmich e të konkretizuar nga Goretzka. Në përfundim të sfidës trajneri Giampaolo u ndal duke komentuar 90-minutëshin e tij të parë të rëndësishëm:

“Janë disa gjëra që duhen rregulluar por un kam shumë arsye e dëshirë për ti vendosur gjërat në vendin e duhur. Ekipi ka cilësi dhe lojtarët e kuptojnë menjëherë çfarë mungon, punojnë për ta përmirësuar. Për të kuptuar një tip të caktuar loje duhet kohë. Hernandez? Më pëlqeu shumë, ka shumë cilësi dhe forcë. Keqardhje që u dëmtua”, u shpreh trajneri i Milanit.



Skip to toolbar