Politika serbe ndaj Kosovës në futboll, përsëritet skenari i Malit të Zi

Më të fundit


Serbia ka bërë një tjetër ndërhyrje politike në futboll kundër Kosovës, duke shfrytëzuar shtetasit e saj që drejtojnë apo luajnë në ekipe ndërkombëtare. Të mërkurën, Feronikeli do të zbresë në fushë në kuadër të ndeshjeve për turin e dytë të Ligës së Europës. Kampionët e Kosovës, u eliminuan nga Champions League dhe tashmë do të vazhdojnë aventurën europiane në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Europë. Shorti i rezervoi përballjen me Slovan Bratislava, e cila ka rikthyer skenarin e Malit të zi në fushën e blertë.

Edhe pse muaj më parë u kthye në një skandal refuzimi i trajnerit të Malit të Zi dhe dy lojtarëve për t’u ndeshur me Kosovën në llogari të kualifikueseve për Euro 2020, për shkak se Serbia nuk i njeh Dardanët, ky skenar do të përsëritet edhe në ndeshjen e Feronikelit. Trajneri dhe dy lojtarë serb të Bratislavës kanë deklaruar se nuk do të jenë pjesë e sfidës për shkaqe politike, të cilat kanë të bëjnë më njohjen e Kosovës.


Këtë e ka konfirmuar vetë klubi sllovak, i cili ndryshe nga Kombëtarja e Malit të Zi që mori masa ndaj atyre që refuzuan të zbrisnin në fushë, e ka pranuar zgjedhjen e trajnerit dhe lojtarëve duke i siguruar se nuk do të marrë masa. Por, ky nuk ishte as rasti i parë dhe as i fundit dhe kjo mund të vazhdojë në çdo sport, pasi këtë ndërhyrje e organizon vetë shteti serb.




Skip to toolbar