Gjekmarkaj:Ia vlen që PD të përballet me vetveten, të kaluarën e vet dhe Sali Berishën

Më të fundit


Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj foli sot për detyrën e re të marrë pak di të më parë. Në “Real Story” në Neës24, Gjekmarkaj tha se e ka pranuar detyrën e nënkryetarit si ndjenjë përgjegjësie.

“Nuk është kohë për të marrë poste, është kohë e vështirë. Nuk i shmangem përgjegjësisë, nuk i shmangem përballjes, ndonjëherë nuk i shmangem as konfliktit, kur ai është i pashmangshëm. Në momentin kur kam marrë ftesën për të qenë nënkryetar i PD-së jam menduar dhe e kam pranuar si ndjenjë përgjegjësie me idenë që PD ringrihet nëse njerëzit punojnë, kontribuohen. Ajo nuk ngrihet kur njerëzit i ikin përgjegjësisë”, deklaroi ai.

Sa i përket mungesës së tij apo kryedemokratit Basha në parlament gjatë kohës kur ishte i pranishëm Berisha, ai tha se nuk kishte asnjë lidhje, pasi kreu i PD ishte larguar më para.

“Unë isha aty, dëgjova një pjesë…Ndërsa zoti Basha iku disa kohë para se të vinte. Nuk kishte lidhje ikja e Bashës me ardhjen e Berishës. Ai mbaroi fjalën e vet, kryeministri nuk ishte në sallë”, tha Gjekmarkaj.

Lidhur me situatën në PD dhe nëse e meriton atë që po ndodh, Gjekmarkaj theksoi se e meritojnë në aspektin dialektik. Ai theksoi se Ia vlen që PD të përballet me vetveten, me të kaluarën dhe Sali Berishën.
“Ndoshta dhe i meritojmë në një aspekt dialektik sepse ne kemi komunikuar bashkë. E meritojmë sepse në 30 vite kjo forcë, e cila ka qenë protagoniste në disa ngjarje të Shqipërisë, nuk ka pasur kurajën ta shohë veten me sy kritik. U ka ikur problemeve që ka trashëguar kohë pas kohe. Ka bërë finta sikur nuk i sheh fenomenet që ndodhin. Është treguar e pazonja t’i ikë mitit. Kjo ndodhi në mënyrë pak të kushtëzuar nga një vendim i SHBA-ve, por nuk ka rëndësi edhe kështu ia vlen që PD të përballet me vetveten, të kaluarën e vet dhe Sali Berishën”, tha ai.



Skip to toolbar