“PD e ka nevojë të ndahet me ‘Berishizmin’, Gjekmarkaj: Deklaratat e 2017? Mendoja se…

Më të fundit


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj  ka shprehur nevojën që Partia Demokratike duhet të ndahet nga Berishizmi.  I ftuar në “Real Story”, në News 24, Gjekmarkaj u shpreh se Basha është në një reflektim të përditshëm nga data 9 shtator, ndoshta edhe nga agresiviteti i Berishës.

Ai tha se me ato që Berisha ka bërë më 8 janar, me kohën,  dhe duhet të bëjë një hap pas.


“Partia Demokratike bëri një Kuvend me 18 dhjetor. PD e ka nevojë të ndahet me berishizmin si fenomen politik e historik. Të ndahesh me Berisha, po ndahesh nga një njeri, por të ndahesh nga Berishizmi po ndahesh nga diçka që nuk i përgjigjet më aktualitetit. Të gjejmë një formulë të re bashkëjetese që kjo parti të bëhet e hapur e fituese.

Unë e kam quajtur Berishizmin enverizmi i demokracisë. Nëse PD në pushtet në vitet 92-96 do të kishin pasur një qasje tjetër, një dialektike tjetër komunikimi, u humb ky shans. Është turp që të jemi akoma në tranzicion pas 30 vitesh.

Deklarata e 2017?

Unë kam qenë një kritik i ashpër i Bashës. Kam besuar se vendimet në atë parti i merr Lulzim Basha. Kam kuptuar me kalimin e viteve  e tani nga shtatori e këtej duke parë tentativën e Berishës për t’u rikthyer për interesin e tij personal, kam kuptuar që vendimet e mëdha janë marrë me lejen e erishës. Sali Berisha ka qenë një faktor dominant në PD dhe këtë po e tregon pas 9 shtatorit.

Unë konstatoj se Basha është në një reflektim të përditshëm nga data 9 shtator, ndoshta edhe nga agresiviteti i Berishës. Në Foltore e Parlament Berisha i ka sharjet e degradimin pa limit edhe pse kur bisedon me të gjen një tjetër njeri. Akuzat që Berisha i bën Bashës nuk ia bën Rama e Balla. Në këtë pikë Berisha është bërë i pabesueshëm dhe qesharak. Basha duhet të ndahet në mënyrë të domosdoshme nga Berisha. Është nën syrin e intelektualëve  që e mbështesin. Me ato që Berisha ka bërë më 8 janar, me kohën,  dhe duhet të bëjë një hap pas.  Ai po bën hapat e vet, por nuk janë hapa para por vetëshkatërrues.