Gjendet e vdekur 14-vjeçarja në Berat, dyshohet se është vetëhelmuar

AKTUALITET


Një 14-vjeçare nga fshati “Syzezë” në Urë-Vajgurore Berat ka gjetur, ndërsa dyshohet se është vetëhelmuar. Adoleshentja është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat por ka qenë tepër vonë për të.

Viktima me iniciale E.Ç., 14-vjeçe është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht dyshohet se vajza është vetëhelmuar me pesticide, megjithatë   raporti mjeko-ligjor do të jap përgjigjen përfundimtare.



Skip to toolbar