Diell, por temperatura të ulëta. Ngricat prezente në zonat malore

AKTUALITET


Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta. Ditët me diell do të vijojnë gjatë javës së parë të janarit 2020, por ngricat dhe dëbora do të jenë prezentë, kryesisht në zonat malore.

Mbi vendin tonë ditën e sotme do të vijojë që të mbizotërojë një mot i ftohtë me ngrica dhe temperatura nën zero. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit, pritet të arrijnë në bregdet nga 3 -12 °C, në vendet e ulëta nga 1-10 °C, ndërsa në zonat malore do të jetë më shumë ftohtë, -3 deri 2 °C. Për shkak të temperaturave nën zero, duhet pasur kujdes nga ngricat e forta kryesisht në zonat malore.


Era ashtu si dje edhe sot do të fryjë e lehtë deri mesatare. Moti me këto kushte atmosferike pritet që të zgjasë deri në fundjavë mbi vendin tonë.




Skip to toolbar