Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano të Italisë, ku një shqiptar 35 vjeçar është gjetur i varur në një pemë në park. Policia e ka gjetur burrin të varur në pemë me rripin e pantallonave të tij.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 4:45 pasdreke. Mediat italiane nuk e kanë zbuluar ende identitetin e viktimës, por raportojnë se policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është munduar t’i japë ndihmën e shpejtë shqiptarit, por nuk ia ka dalë.
Parku në të cilin u gjet viktima, është shumë i populluar nga fëmijët.
Është dashur ndihma e zjarrfikëses për të zbritur trupin e pajete te 35-vjeçarit. Për momentin për policinë kjo është vetëvrasje dhe nuk ka elementë që të tregojnë të kundërtën.