Gjendet pas 8 ditësh 18-vjeçarja në Lushnje, procedohet i riu me të cilin qendroi

AKTUALITET


Është gjetur pas 8 ditësh 18-vjeçarja, që ishte larguar nga banesa e saj në Lushnje. Ajo është bashkuar me familjen e saj në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa, ka nisur procedimi penal për 21-vjeçarin, me të cilin qendroi vajza. Kjo pasi ai nuk ka bashkëpunuar me organet kompetente, për gjetjen e saj.


Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 06.06.2024, për një shtetase 18 vjeçe që ishte larguar nga banesa, ju informojmë se ajo është gjetur dhe është kthyer pranë familjes, në gjendje të mirë shëndetësore. Për këtë rast, Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, neni 301 i K. Penal, për shtetasin 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk ka bashkëpunuar me organet kompetente, për gjetjen e 18-vjeçares, e cila qëndronte me dëshirën e saj, me këtë shtetas./abcnews.al




Skip to toolbar