Hysaj bën “mea culpa”: I kërkoj ndjesë tifozëve shqiptarë

Më të fundit


Pavarësisht se ëndërronim një nisje historike, të aventurës së dytë, në finalet e një Kampionati Evropian të futbollit, “Të Kaltërit” e Italisë na treguan se jemi ende larg të qënurit “të barabartë” me “gjigantët” e futbollit, në “kontinentin e vjetër”, teksa në sfidën e parë, të Euro 2024 u mundëm me rezultatin e ngushtë 2 me 1, nga kampionët në fuqi të Evropës dhe tashmë kemi nisur të mendojnë për sfidën e radhës.

Një moment vendimtar gjatë ndeshjes ishte edhe goli i dytë i Italisë, ku anësori shkodran, Elseid Hysaj uli kokën duke lejuar topin të depërtojë dhe të shkojë në rrjetë, por jo vetëm goli i “lejuar”, por edhe veprimet e tij qesharake gjatë ndeshjeve të fundit të kuqezinjve, që na kanë kushtuar shumë e vunë Hysajn në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, ku jo pak tifozët shqiptarë e të huaj u tallën me veprimet e tij.

Dy ditë pas kësaj ngjarje ka ardhur edhe reagimi i anësori të Lacio, i cili ka reaguar me anë të një story në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, ku i ka kërkuar falje të gjithëve për veprimin e kryer. /i.m /abcnews.al



Skip to toolbar