Gjendet përkrenarja ilire në Kroaci, arkeologët kroatë: Është më shumë se 2500-vjeçare

BOTA


Katër vjet pas zbulimit të një helmete ilire 2500-vjeçare në Zakotoreci të Peljesacit në Kroaci, arkeologët gjetën edhe një tjetër pothuajse në të njëjtin vend, por sipas tyre është edhe më e vjetër se e para.  Lajmi u bë i ditur nga Marta Kalebota, arkeologia kroate nga Muzeu i qytetit të Korculës njëherazi edhe anëtare e ekipit arkeologjik që gërmon në zonën e Zakotoracit.

I njëjti ekip që gjeti helmetën e parë në vitin 2020 gjeti edhe një të dytë, pak më të vjetër, por detajet do të përcaktohen nga analiza e detajuara, shkruajnë mediat kroate.

Përkrenarja e dytë u gjet dhjetë metra larg vendit ku u gjet e para. Ato ndryshojnë pak nga njëra-tjetra. Mendojmë se i përket shekullit V-VI, që do të thotë se është pak më e vjetër se e para, por ende duhet të përcaktohen detajet”, – pohoi arkeologia kroate.

Marta Kalebota zbuloi se helmeta u gjet në një dhomëz gjysmërrethore, rrethuar me një grumbull të madh gurësh, ndërsa përkrenarja që u gjet para 4 vitesh u zbulua në një zonë me shumë artefakte të tjera si kopsa, rruaza, enë qeramike dhe sende të tjera. Sipas ekipit arkeologjik helmeta  është në gjendje shumë të mirë, pak e lakuar në majë.



Skip to toolbar