Gjendet te “Liqeni Artificial”, 53-vjeçari ndërron jetë në spital

AKTUALITET


Një 53-vjeçar ndërroi jetë të hënën në spital, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak. Sipas Balkanëeb, personi që ende nuk është identifikuara, u gjet nga kalimtarët e rastit te “Liqen Artificial”.

Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa kalimtarët kanë njoftuar shërbimet e emergjencës. 53-vjeçari është dërguar në spital me autoambualncë. Por, ndonëse i është dhënë ndihma mjekësore, ai ndërroi jetën.

Të njëjtat burime pohojnë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë. Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Aktualisht grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar