“Gjermanët kishin interes për ishullin e Sazanit”, historiani Kasmi tregon hartën: Si ishte organizimi i mbrojtjes

Më të fundit


Historiani Mariglen Kasmi ka rrëfyer në emisionin “Real Story” se gjermanët kishin interes për ishullin e Sazanit. Ai ka treguar hartën dhe mënyrën e organizimit të mbrojtes. Sipas historianit, është një hartë shumë e plotë, e cila siç funksionon në ushtri, e orientuar me të gjitha kalibrat e mundshëm.

“Është një hartë shumë e plotë, e cila siç funksionon në ushtri, e orientuar me të gjitha kalibrat e mundshëm, si kalibrat e lehtë të vendosur përgjatë vijës bregdetare të gjirit të Vlorës, duke u nisur dhe nga largësia e hedhjes së predhës, po ashtu dhe artileria e rëndë e vendosur më në thellësi të qytetit, pra në kodrat e Vlorës.


Kështu që në këtë kuadër, organizimi i mbrojtjes i gërshetuar dhe me këtë trupën e vendosur të gjirit, bënte mbylljen hermetike të këtij gjiri. Por po të shikojmë koordinimin e forcat e vendosura në Sazan dhe në Karaburun, aty shikojmë në hartë që është llogaritur dhe një zjarrpengues, sepse është pjesa më e mundshme ku mund të zbarkohej nga aleatët në gjirin apo në Kepin e Shën Janit”, u shpreh Kasmi.




Skip to toolbar