Klima aktuale e të bërit biznes në Shqipëri është pozitive.Gjatë prezantimit të raportit të rezultateve të anketimit mbi Klimën e Biznesit dhe Investimeve në Shqipëri ambasadori gjerman KARL Bergner theksoi se turizmi ka qenë shtyllë kryesore në nxitjen e ekonomisë në vend
“Rritja ekonomike solide, është zhvilluar nga turizmi dhe ndërtimi. Përmendim renien e borxhit dhe rankimin nga organizatat ndërkombëtare. Këto janë suksesshme për të cilat mund të jetë krenare Shqiperia. Sipërmarrjet këtë vit e vlerësojnë gjendjen ekonomike me mirë se vitin e kaluar. . Ne mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Mjaft e rëndësishme është një ekonomi akoma më e gjelbër, nisur nga sfidat globale për klimën, ne angazhohemi në një transformim të ekonomisë shqiptare drejt politikave të mjedisit.”
45% e sipërmarrjeve gjermane e vlerësojnë situatën ekonomike në Shqipëri të kënaqshme.Ndërkohë që si shqetësime kryesore rendisin krahun e kualifikuar të punës dhe kursin e këmbimit
Disa nga faktorët e vlerësuar më pozitivsh nga biznesi gjerman renditen infrastruktura,energjia ,negociatat për anëtarsim në BE si dhe arsimimi akademik.