“Gjigandët” zbresin në fushë/ Champions, të martën luajnë Real, Bayern dhe Juventus

Më të fundit


Po flasim pë rata që cilësohen “mbretërit” e Europës. Futbollistët e Realit do të kenë sfidën e parë të këtij sezoni në Champions, ndërsa janë kampionë në fuqi të kontinentit.
Të besuarit e trajnerit Karlo Ançeloti ndoshta nuk do të kenë një rival të jashtëzakonshëm, Shtutgarti nuk është I tillë, por gjithsesi çdo ekip gjerman duhet marrë shumë seriozisht.

Yjet si Mbape, Vinisius e të tjerët u përgatitën për duelin e orës 21:00 në “Santiago Bernabeu” të ndërgjegjshëm se nuk janë në maksimum, siç e tregoi ndeshja në La Liga në fushën e Sociedadit.
Mungesa ka si Diaz, Alaba, Çuameni, Kamavinga apo Sebajos, por anglezi Belingham kthehet nga dëmtimi, një plus i madh.

Ançeloti kritikoi UEFA-n për formatin e ri të Championsit, duke thënë se klubi ka kërkuar të zgjidhë problemet, por problem është kalendari tepër I ngarkuar, një Ligë e Kampionëve që mund të jetë më interesante sesa vjet, por me dy ndeshje më shumë.

Në Mynih ndërkaq, starti pritet me fitore. Bajerni kryeson Bundesligën me 9 pikë të plota dhe sulmuesi Harri Kejn është në formë të madhe, duke shënuar gola radhazi.
Bavarezët kanë një ekip thuajse të plotë, me kthimin nga dëmtimi të Leroi Sanesë, dhe të lënduarit nuk janë emra kryesorë si Stanishic, Bakënen apo Ito.

Tekniku belg paralajmëroi se Dinamo di se çdo të thotë të fitosh në Champions, the theksoi se ai nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë ndryshim në përgatitje për ndeshje të tilla, edhe nëse luan ndaj Barcelonës, edhe nëse përballë ka kampionen e Kroacisë.

Përballë bavarezëve mund të jenë sot dy lojtarë shqiptarë, kapiteni Arijan Ademi dhe ylli kuqezi, Arbër Hoxha, ndonëse Bajerni është gjithmonë favorit.

Juventusi nga ana e tij kthehet në Champions pas një viti mungesë.
Momenti nuk është më I miri, pasi në Serinë A po arrin barazime dhe po e ka të vështirë të shënojë gola, ndonëse kundër PSV Ajndhovenit alternativa e vetme cilësohet fitorja.

Megjithatë, italianët duhet ta dinë se kampionia e Holandës është në formë të madhe me 5 fitore radhazi në ligë.

Trajneri portugez Tiago Mota luan ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve në stolin bardhezi, dhe thekson se e pret këtë sfidë me krenari të madhe, dhe se dëshiron të kënaqë tifozët meqë dueli është në shtëpi. Mota shpreson që Vlahoviç të kthehet në formë, ndërsa Turam e Ueah lanë pas dëmtimet



Skip to toolbar