Në dosjen e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dolën të tjera të dhëna se si ish-kryeministri Sali Berisha i çonte klientë studios ligjore të vajzës së tij.
Juristja Brizida Gjikondi komentoi në “Tirana Live” në ABC News tha se dosja e SPAK është një “Veting gati qelizor” i familjes Berisha.
Gjikondi shoi se ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk e prisnin që SPAK do të shkonte deri në këtë pikë, pra do të bënte një “skaner” kaq të imtësishëm.
“Po të shohësh me vëmendje atë dosje sheh një Vetting gati qelizor të asaj familjes dhe kjo klasë politike në këto 30 vite ka shmangur deklarimin e pasurive.
Ndaj është jetike që të bëhet një vetting i pasurive të politikanëve. S’ka sens të bësh veting të prokurorëve dhe të mos bësh për politikanët.
Berisha dhe Meta u tërbuan kur filluan ti hetojnë pasurinë. Tani që është bërë një skaner dhe radiografi e imtësishme duke verifikuar edhe pasuri jashtë shtetit, janë të pashpirt në korrupsionin e tyre.
Shtetin e kanë parë si një lopë që duhet mjelë dhe më pas duhet vrarë. Dhe tani që po u zbulohen gjërat janë bërë egërsira”, tha ajo.