Gjikondi: Rrjetet sociale po vrasin thelbin e jetës së njeriut

AKTUALITET


Nga Brizida Gjikondi

Rrjete sociale si tiktok si instagram po edhe si facebook, po vrasin thelbin e jetës së njeriut. Lidhjen e tij me veten, natyrën dhe të ngjashmit e tij. Këto rrjete kanë zhvilluar përbindshëm hipokrizinë, deliret, vanitetin dhe asgjene.

Njerëzit janë lidhur mbas aparatit celular duke projektuar veten ashtu siç nuk janë.

Duke lidhur ekzistencën me liket që marrin, lajkat që shkëmbejnë, fotot që postojnë, miqtë virtuale që kanë dhe ballafaqimin e hipokrizisë së tyre me atë të tjerëve.

Para tre ditësh kur u fol për atë të shkretën që u vetëvra me fotoksinë nga dhuna shumë dimensionale dhe shteti inekzistent, pamë disa vipa të kohës tonë që klithnin për mbylljen e tiktokut, ashpërsim ligjesh e bla bla bla …

Përherë vipat tanë përtojnë të mendojnë..

Dhe kujtojnë se dhe ne ju ngjajmë..

Personalisht neveritem sa herë shoh këto syresh që fotografojnë e publikojnë çdo gjë për ta shndërruar në ndjekës në like dhe lekë. Kam parë foto e video nëpër varre, foto me duar të vdekurish, foto në parukeri.. foto në spital.. me vigon e me serum… oh tmerr.. po privatsia ku është.. ku është vetja.. e thella.. e brendshmja.. Po ti që nga momenti që ke marrë telefonin në dorë dhe fillon shkrep një mijë që të zgjedhësh dy.. ti që në atë moment nuk je në funksion të vetes.. po të fasadës.. të shtirjes.. të pazarit..

Shpesh vrasim lidhjen tonë të thellë shpirtërore me natyrën.. nuk e shijojmë në heshtje.. të ndjejmë çdo milimetër që syri rrok.. por vrasim veten.. paqen tonë.. ripërtëritjen tonë.. dhe një mrekulli që ka një mijë ngjyra dhe këndvështrime.. e fusim në një katror hipokrit vrasës..

Vipat shqiptare nuk duan të zhdukin tiktokun duan të zhdukin konkurencën pasi plejbejetë që përdorin tikokun i kanë ulur të ardhurat “rracës superiore” të instagramit.. rracës që pozon në restorante e vila luksi.. që qesh e bën flet rrufe nga piedestali i asgjësë.

Një shqiptare vdiq që ditët e para të vitit.. u sulën vipat.. gjoja të ashpërsojnë ligjet.. oh tmerr çfarë larje fytyre me zift.. kjo histori e përsëritur..
Shoqëria shqiptare është në një krizë të thellë..

Ku Zot është Leku dhe hipokrizia..

Zotin lart dhe shpirtin në kraharor kjo shoqëri i ka vënë në gjumë letragjik.

Skena më e dhimbshme dhe kuptimplotë.. e kryevitit..  kryeministri shqiptar që shkon e promovon një nga shfaqjet më të degraduara të emisioneve shqiptare. ku njerëzit shqyhen e fyhen si barbarë.. për gjoja prona e moral të pa moral..

Kohë idhujsh të rreme.. ku ambjentimi me të ligën është normalitet.. ku korrupsionin e çdo vlere nuk do e luftojmë dhe dënojmë.. por do e menaxhojmë me robot të Mirës nga Vlora.. që ka bërë shumë pare..



Skip to toolbar