Gjobat që hyjnë në fuqi nga sot/ Kujdes nëse dilni në rrugë me qese plastike njëpërdorimëshe

EKONOMI


Nga dita e sotme kushdo që kapet duke tregtuar qese plastike një përdorimëshe do të gjobitet. Ndëshkimi financiar për shkelësit varion nga 500 mijë deri në 1.5 mln Lekë.

Fillimisht nëse do konstatohet që një subjekt përdor qese që nuk është shumëpërdorimëshe sipas parametrave të reja, do të ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë dhe me sekuestrim të qeseve plastike të ndaluara.

Në rast se konstatohet për herë të dytë e njëjta shkelje, do të gjobitet me 1 milion lekë gjobë dhe me sekuestrim të qeseve plastike. Nëse i njëjti subjekt rikontrollohet dhe gjendet po e njëjta shkelje, ndëshkohet me 1.5 milionë lekë gjobë, sekuestrim të qeseve plastike dhe propozim për revokimin e lejes apo licencës me të cilin zhvillon aktivitetin ekonomik.

Ligji ka hyrë në fuqi që më datë 1 Qershor, por qeveria vendosi që për një periudhë 1 mujore të mos aplikonte gjobat duke bërë një fushatë informimi për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme.

1 Korriku ishte afati i fundit i lënë nga qeveria për këtë periudhë informimi ndaj nga sot nuk ka më tolerime për shkelësit.



Skip to toolbar