Mihal Kokëdhima do të vijojë të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit, që vendosi të mos lirojë nga burgu ish-pronarin e restorant “Panorma”, që gjatë sezonit turistik të verës tentoi të dhunonte një familje turistësh nga Spanja.
Seanca për Mihal Kokëdhimën u zhvillua mëngjesin e të martës në Gjykatën e Apelit Vlorë, pa praninë e mediave. Këdhima mësohet se kërkoi para trupës gjykuese lehtësimin e masës së “arrestit në burg”, duke ofruar dhe një garanci pasurore.
Por, kjo kërkesë e Kokëdhimës nuk është pranuar nga gjykata. Avokati i të pandehurit mësohet të ketë paraqitur disa raporte mjekësore, duke argumentuar se qëndrimi në qeli mund t`i përkeqësojë shëndetin klientit të tij. gjithashtu, Avokati është shprehur se Mihal Kokëdhima nuk shfaq rrezikshmëri shoqërore.