Gjykata e Apelit, lë në burg Kokëdhimën

Mihal Kokëdhima do të vijojë të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit, që vendosi të mos lirojë nga burgu ish-pronarin e restorant “Panorma”, që gjatë sezonit turistik të verës tentoi të dhunonte një familje turistësh nga Spanja.

Seanca për Mihal Kokëdhimën u zhvillua mëngjesin e të martës në Gjykatën e Apelit Vlorë, pa praninë e mediave. Këdhima mësohet se kërkoi para trupës gjykuese lehtësimin e masës së “arrestit në burg”, duke ofruar dhe një garanci pasurore.

Por, kjo kërkesë e Kokëdhimës nuk është pranuar nga gjykata. Avokati i të pandehurit mësohet të ketë paraqitur disa raporte mjekësore, duke argumentuar se qëndrimi në qeli mund t`i përkeqësojë shëndetin klientit të tij. gjithashtu, Avokati është shprehur se Mihal Kokëdhima nuk shfaq rrezikshmëri shoqërore.

Dhunoi turistët spanjollë, Apeli lë në burg Kokëdhimën

Gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur të lerë në burg 51-vjeçarin Mihal Kokedhimën, pronarin e restorantit, që dhunoi turistët spanjollë. Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Vlorës “Arrest në burg”, avokatët e Kokëdhimës e apeluan vendimin, por duket se Gjykata e Apeli ka vendosur të mos e ndryshojë masën me burg. Seanca u zhvillua të mërkurën me dyer të mbyllura, larg vëmendjes së mediave. Akuzat ndaj 55-vjeçarit janë tre; “kanosje”, “shkatërrim i pronës” dhe “dëmtime të tjera me dashje”.

Pas arrestimit të Mihal Kokëdhimës, polica zbuloi se edhe restoranti i tij  “Panorma” në Porto Palermo  ishte pa leje duke u prishur nga IKMT.

Mihal Kokëdhima terrorizoi turistët spanjoll , pasi ato vendosën të largoheshin nga restoranti i tij në “Porto Palermo”, pasi pritën gjatë për porosinë që nuk u erdhi kurrë. Nga pamjet filmike të publikuara, Kokëdhima i është hedhur me trup fugonit ku udhëtonin turistët teksa automjeti ishte në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë, duke terrorizuar turistët. Ngjarja shkaktoi reagim të opinionit publik dhe vetë shtetit shqiptar.

“Panorma” ishte ndërtuar mbi rrënojat e kishës 800 vjeçare, Mihali vendosi koshin e plehrave

Mihal Kokëdhima ndoshta nuk e ka menduar kurrë, se emri i lokalit të tij “Panorma”, do të ishte pasqyrim i veprave dhe sjelljes së tij. Pas aktit të dhunës ndaj një familje me turistë spanjollë, ku rezultoi se kryefamiljari i dhunuar ishte një nga biznesmenët më të pasur në Spanjë, rezultoi se restoranti “Panorma” i Mihal Kokëdhimës, ishte ndërtuar jashtë normave.

Ndaj ai ndërtim tashmë nuk ekziston më, pasi u shemb nga fadromat e IKMT. Por, prishja e restorantit të  Mihal Kokëdhimës, pas skandalit të dhunës ndaj turistëve spanjollë, ka nxjerr në dritë një tjetër skandal.

Ndërtimi ishte i ndërtuar pranë rrënojave 800 vjeçare të një kishte. Mendohet se kisha është ndërtimi i shek XII dhe ka vlera të mëdha historike. Arkeologët kanë shprehur shqetësimin që në vitin 2017, pasi pranë monumenteve ishin vendosur kosha plehrash nga pronari i restorantit, Mihal Kokëdhima.  

Ndërkohë pas shembjes së lokalit, Instituti i Monumenteve të Kulturës në Vlorë ka shkuar për të certifikuar rrënojat e kishës mesjetare. Specialistët e monumenteve në Vlorë, pohojnë se pas analizimit të materialit nga këshilli shkencor, do të merret dhe një vendim, nëse rrënojat do të ruhen me status të veçantë, Monument Kulture.

Kisha mendohet të ketë formë katërkëndore, ndërsa, ndonëse e shembur, banorët  e zonës e kanë frekuentuar shpesh këtë objekt kulti. Për shkak se ajo ka qenë ndërtuar pranë gjirit të Porto Palermos, ku shpesh ankoroheshin anijet e peshkatarëve, mendohet që ky objekt kulti, mësëshumti t`i ketë shërbyer pikërisht peshkatarëve si një vend faljesh.

Mihali i dhunoi për dy peshq, vajza e biznesmenti spanjoll tregon tmerrin e grushteve të Kokëdhimës

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e disa ditëve më parë, ku Mihal Kokëdhima, pronari i ish-restorant “Panorma” në Sarandë, dhunoi një familje me turistë spanjollë. Report tv ka publikuar dosjen hetimore të Prokurorisë së Vlorës për ngjarjen në fjalë.  Në këtë dosje janë zbardhur deklarimet e bëra nga shoferi i furgonit, që transportonte familjen spanjolle dhe guditën e tyre shqiptare, si dhe vajza e Eugenio Galdon, turistit milardier nga Spanja që ra preh e dhunës së Mihal Kokëdhimës. Para hetuesve në Vlorë, Kristina Romero, vajza e biznesmenit spanjoll, ka treguar me detaje gjithë dinamikën e ngjarjes, që nga ulja në tavolinë, porosia në restorant dhe shkaku i konfliktit. Ajo ka treguar se në restorantin e Mihal Kokëdhimës u ulën rreth “orës 13:30” dhe se “babai i saj, (Eugenio), kishte shkuar për të porositur peshkun së bashku me pronarin, Mihal Kokëdhima”.

Pasi familja spanjolle dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë kanë dhënë porosinë, në tavolinë, sipas rrëfimit të vajzës së milardierit spanjoll, ka shkuar kamarieri. Punonjësi i shërbimit të restorantit, u kishte sugjeruar spanjollëve që të merrnin 5 peshq, nga 7-të që kishin porositur, pasi peshqit ishin të mëdhenj. Por, pas këtij momenti ka shkuar në tavolinë Mihal Kokëdhima, i cili ka goditur me grushte tavolinë duke bërtitur.

“Pastaj pronari erdhi menjëherë nga kuzhina duke bërtitur guidës në gjuhën shqipe dhe goditi me grushte tavolinën…Pastaj guida na shpjegoi se çfarë kishte ndodhur dhe na rekomandoi të kërkonim një vend tjetër…ne ramë dakord me vendimin e tij dhe e ndoqëm shoqëruesin jashtë restorantit, ku ndodhej i parkuar fugoni…unë dëgjova një burrë që ishte duke bërtitur dhe u ktheva mbrapa dhe pashë pronarin e lokalit, personi i cili ishte me bluzë blu po vinte drejt shkallëve për tek shoqëruesi dhe më pas e ka kapur shoqëruesin nga bluzja dhe e shtyu drejt fugonit të parkuar aty. Më pas vëllai im, i cili quhet Jaime, u përpoq t’i ndante dhe ka mbajtur personin me bluzë blu…. Më pas shoferi u ngjit nga shkallët dhe gjithashtu u përpoq t’i ndante shoqëruesin dhe pronarin e lokalit sepse ai ishte ende duke mbajtur djalin e guidës nga bluza. Më pas shoferi ndërhyri duke mbajtur personin me bluzë blu, por ai ka goditur Jaime në pjesën e brinjëve me grushte, kështu që babi im ndërhyri duke u përpjekur t’i ndante ata. Eugenio, u godit me grushte në pjesën e gojës dhe në brinjë. Në këtë moment, personi me bluzë blu e kishte lëshuar guidën pasi po mbahej nga shoferi, Eugenio dhe Jaime e panë se shoferi po ja dilte mbanë për t’i ndarë dhe ata u larguan të dy”, ka deklaruar në prokurori vajza e spanjollit.

Më pas ajo ka treguar dhe momentin e tmerrit, kur familja e saj dhe shoqëruesit shqiptarë, janë rrethuar nga djali dhe kamarierët e pronarit të lokalit, Mihal Kokëdhima. Ajo rrëfen gjithashtu edhe çastin e largimit nga restoranti dhe kërcënimet e vazhdueshme të Mihalit.

“Më pas pronari filloi të bërtiste në gjuhën shqipe dhe një grup njerëzish, shumica burra dhe shumë të fuqishëm u shfaqën aty… shoqëruesi jonë na tha të futeshim në furgon…shoqëruesi arriti të futej në fugon dhe të mbyllte derën, edhe shoferi gjithashtu…Pronari në këtë moment u shtri para fugonit dhe pjesa tjetër e njerëzve bërtisnin dhe godisnin fugonin. Më pas pronari u ngrit dhe u përpoq të hapte derën, ai ishte së bashku me një djalë të ri duke u përpjekur të hapte derën e shoferit. Ne pamë se nuk kishte njeri përpara fugonit dhe i bërtitëm shoferit që nisu…Në këtë çast, një burrë kërceu përpara fugonit duke ardhur nga ana e majtë, pas pak sekondash unë njoha pronarin, ai ishte personi i cili kishte hipur në xhamin e parë të makinës, ai godiste xhamin dhe vazhdonte të bërtiste. Mbas pak sekondash shoferi ndaloi në anë të rrugës dhe bërtiti në gjuhën shqipe “…largohu…”, por ai vazhdonte të godiste xhamin e parë me grushte në pjesën ku guida ishte ulur, ne ishim shumë të frikësuar dhe bërtisnim, në këtë moment shoferi na tha filmojeni. Më pas unë kam filmuar gjithçka me telefonin tim, pronari vazhdoi të godiste xhamin derisa arriti ta thyente atë…Mbasi ai arriti të thyente xhamin me dorën e majtë, ai u mbajt nga kroskoti dhe filloi të godiste xhamin me dorën e djathë, përpara kësaj ai bëri një telefonatë…Ai pastaj e përdori telefonin për të goditur xhamin me dorën e djathë, ai dëmtoi veten, pra duart dhe gjaku spërkati xhamin. Shoferi kishte bërë shumë ndalesa dhe u përpoq ta detyronte personin të zbriste nga makina. Më pas guida u frikësua shumë dhe pronari vazhdonte të godiste xhamin, guida e goditi në dorë disa herë pasi dora ishte në makinë. Në një moment shoferi ka ndaluar duke menduar se pronari kishte rënë dakord të largohej, por ai vazhdonte të qëndronte atje dhe të bërtiste…Mbas kësaj nuk mbaj mend, por është e gjitha në video që ju kam dorëzuar”, ka përfunduar vajza. Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, ndërsa është zbardhur dhe dëshmia e shoferit të mjetit, i cili ka të njëjtin qëndrim me vajzën e biznesmenit spanjoll.

Viktima e Kokëdhimës, milioner dhe ish funksionar i lartë spanjoll

Mihal Kokëdhima, nuk e ka ditur me siguri, se personi që tentoi të dhunonte të premten e javës së kaluar, ishte as më pak e as më shumë, por një biznesmen i rëndësishëm spanjollë, me të paktën 310 milion euro pasuri. Eugenio Galdon Brugarolas, dhe familja e tij kishin nisur prej disa javësh një tur turistik në vende të Ballkanit. Dy javët e fundit kishin zgjedhur të qëndronin në Himarë, ku së bashku me guidën shqiptare, po shijonin bregdetin e Jonit. Por të premten e javës së kaluar, familja e milionerit spanjoll, zgjodhi të drekonte në një lokal, “Panorma” në Porto Palermo. Pronari i lokalit, Mihal Kokëdhima, tentoi të dhunonte familjen spanjolle, pasi ata u larguan nga lokali i tij, sepse nuk mbetën të kënaqur me ushqimin.

 Kokëdhima u mbajt për tre kilometra përpara kofanos së furgonit ku ndodhej familja spanjolle, duke goditur herë pas here me grushte xhamin e përparëm të mjetit. Fatmirësisht, na ngjarja nuk pati të lënduar, ndërsa Mihal Kokëdhima u arrestua nga policia dhe ndodhet në burg. Por, këtë të hënë, mediat spanjolle kanë publikuar lajmin në vendin e tyre, për atë që i ndodhi biznesmenit të njohur spanjoll. Eugenio Galdon Brugargolas nga Kartagjena, është një biznesmen spanjoll, i diplomuar në Ekonomi.

Galdon është themeluesi i ONO dhe ishte presidenti i saj deri në nëntor të vitit 2008. Midis viteve 1973 dhe 1982, Galdon ka mbajtur poste të ndryshme në administratën publike spanjolle, përfshirë dhe Shefin e Kabinetit të Kryeministrit të Qeverisë së Spanjës. Nga viti 1983 deri në vitin 1997, Galdon drejtoi disa nga grupet më të mëdha të komunikimit në Spanjë si: Cadena Ser, Grupo Prisa, Cadena COPE.

Që nga viti 1992, Galdon është president dhe aksionar mazhoritar i Multitel, një grup biznesi që ai themeloi për të investuar në projektet që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë. Në vitin 2014, ai i shiti kompaninë e tij, ONO, gjigandit Vodafonë për 7.2 miliardë euro. Ndërkohë, Eugenio Galdon, është shprehur se do ta vizitojë përsëri Shqipërinë, pavarësisht ngjarjes së pakëndshme në Himarë.

Skip to toolbar