Ish kryeministri dhe azilanti Nikolla Gruevski do të jetë përsëri i lirë dhe nuk do të ekstradohet nga Hungaria. Kështu ka vendosur gjykata e Budapestit vetëm pak orë pas arrestimit të ish kryeministrit Gruevski. “Kushtet për ekstradim nuk janë të velfshme”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Autoritetet hungareze arrestuan mëngjesin e së enjtes ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i cili iku në Budapest, në nëntor të vitit të kaluar me një vendim të gjykatë. Menjëherë pas arrestimit nisi një seancë për të vendosur për ekstradimin e tij. Seanca ishte e mbyllur për mediat, ndërsa detajet u mësuan pas përfundimit të seancës. Lajmi i arrestimit me urdhër gjykate për ekstradimin e tij është raportuar nga zhurnal.mk.
Maqedonia kërkoi ekstradim për vuajtje të dënimit me burg prej dy viteve për blerjen e Mercedesit në rastin e PSP-së me emrin “Tanku”, dhe për ngjarjet që ndodhën në Kuvend më 27 prill 2017, e që dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve. Gruevski siç shihet në fotografi është paraqitur me kapelë dhe me syze të cilat siç thoshte se kanë kushtuar vetëm 300 euro.