Vettingu shkarkon “amerikanen”. Bye bye Prokurorja e Kukësit

AKTUALITET


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesen e Prokurorisë së Kukësit, Alketa Nushi.

KPK vlerësoi se Nushi kishte pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe kontakte me persona të papërshtatshëm.


Vetë kryeprokurorja e Kukësit e ka mohuar këtë gjetje duke thënë se disponon pasuri modeste dhe se ndihet e turpëruar nga këto vlerësime.

“Jam shumë e turpëruar nga ky raport para jush dhe familjarëve të mi. Është cilësuar kontakt i papërshtatshëm personi nën hetim. Nuk ka bazë morale dhe gjithçka duket nga pasuria që disponoj,” pohoi Nushi. Ajo shtoi se pastërtia e figurës së saj ishte kryer edhe më parë dhe se kishte rezultuar pa probleme, pasi disponon leje të përhershme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky raport nuk ka të bëjë me mua. Ndihem shumë e turpëruar!”, përfundoi drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit.

Ndërsa raporti i parë ishte pozitiv për të, DSIK kishte ndryshuar konstatimin pas një informacioni të ri të marrë në korrik 2018, duke e konsideruar atë të papërshtatshme.

Prokurorja Alketa Nushi ka marrë raport pozitiv nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si dhe vlerësime “shumë mirë” nga Prokuroria e Përgjithshme. Por denoncimet e kryera nga publiku kanë sjellë telashe të reja për të.




Skip to toolbar