Gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burg, por Fjolla Morina lihet e lirë!

AKTUALITET


Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi pasi u dënua me gjashtë vite burg nga Gjykata e Kukësit, për “trafikim të armëve dhe municionit” në Shqipëri.

Sipas avokatit të artistes, Fanol Krasniqi, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe gjithashtu i është ndërprerë masa e paraburgimit, raporton “Express”.


“Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtës ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”,- tha Krasniqi.

Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Masa e paraburgimit i ishte llogaritur nga momenti kur Morina u arrestua më 17 korrik 2021 në Prishtinë.

Këngëtarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndonte akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Më 19 shtator të vitit që lamë pas, këngëtarja Fjolla Morina u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës në Kukës, bashkë me një biznesmen kosovar dhe shoferin e saj. Ata u kapën me armë zjarri brenda makinës, ndërkohë që Fjolla tha se pistoleta i përkiste dikujt tjetër dhe ajo nuk e dinte që e kishte në çantë.

Ndërsa këngëtarja u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” në Kukës, biznesmeni Fisnik Syla u la i lirë nga Gjykata pas rreth dy javësh. Atëherë u aludua në media për lidhjen midis këngëtares dhe biznesmenit.




Skip to toolbar