Gjykata Kushtetuese, KED pranon vetëm 4 nga 9 kandidatë: Emrat që i rrëzohen Metës dhe Kuvendit

AKTUALITET


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lejuar vetëm gjysmën e propozimeve për emrat e Gjykatës Kushtetuese të bëra nga Kuvendi dhe Presidenti, ndërsa ka ndaluar gjysmën tjetër. Vendimi është marrë të mërkurën, ndërsa të enjten KED ka publikuar listën e kandidatëve të lejuar dhe atyre të ndaluar, jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Ndërkohë, për katër kandidatë, KED është shprehur se do të vendosë në mbledhjen e ardhshme

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.


Në mënyrë të përmbledhur, veprimet hetimore dhe procedurat e verifikimit të kandidatëve të ndjekura nga Këshilli janë analizuar në tre drejtime, kontrolli i pasurisë; figura dhe integriteti; dhe kushtet e tjera ligjore të kandidimit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave ka vendosur lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

2. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

3. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

4. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

5. Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

6. Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

7. Besnik Muçi, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

8. Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

9. Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

10. Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

11. Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

Po ashtu, KED ka vendosur ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1. Anila Guri (Kristani), për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

2. Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

3. Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

4. Dedë Kasneci, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

5. Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

6. Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

7. Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

8. Ilir Mustafaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

9. Mimoza Qinami, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

10. Vladimir Gërmenji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

11. Vladimir Gërmenji, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi deklaroi se ka lejuar edhe kandidimin e Artur Malajt për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa ka rrëzuar kandidatët Altin Hazizaj dhe Mimoza Qinami.

Vendimet lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidates Fiona Papajorgji për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018, të kandidatëve Elsa Toska dhe Gëzim Allaraj në vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, si edhe për kandidaten Eris Hysi për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.




Skip to toolbar