Gjykata e Shkodrës ka vendosur ekstradimin me kusht të Ilir Bajrit drejt Italisë. Kjo për shkak se Bajri ka të regjistruar një procedim penal nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Në këto kushte, Ilir Bajri nuk do të ekstradohet në Itali, për aq kohë sa të jetë e nevojshme për procedimin penal dhe gjykimin në themel të çështjes.
Burimet bëjnë me dije se vetë Bajri dhe avokati i tij mbrojtës Arbër Hoxha, kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës, ku edhe do të bëjnë ankim pranë Gjykatës së Apelit Shkodër brenda afatit ligjor.
Ilir Bajri, i njohur ndryshe edhe si Ilir Rustemi, u arrestua nga policia në kuadër të operacionit “Oaz” që goditi grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës.
Kërkesa për ekstradimin e tij erdhi nga Italia, pasi në vitin 2008-2009 gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar me 5.6 vite burg për akuzën “trafik narkotikësh” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.