Glover takon Zgurin në KQZ para se të ikë nga Shqipëria

Më të fundit


Përfaqësuesja e misionit të ODIHR, Audrey Glover ka mbërritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u takuar me kryetarin Klement Zgurin. Këtë takim ajo e realizon një ditë para largimit nga Shqipëria, ndërsa në ditët pararendëse shefja e misionit të ODIHR ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të partive politike në Shqipëri, përfshirë opozitën jashtëparlamentare.

Audrey Glover do të largohet nesër nga Shqipëria ndërkohë që takimin e fundit ka zgjedhur ta zhvillojë me kreun e KQZ-së, i cili ka theksuar disa shkelje gjatë procesit të 30 qershorit.

Kreu i KQZ, Zguri kërkoi në mbledhjen e zhvilluar pas zgjedhjeve lokale se duhen hapur të gjitha kutitë e votimeve për të verifikuar parregullsitë e pretenduara, propozim i cili u hodh poshtë me votë nga anëtarët e komisionit, Jorgaqi, Bitri dhe Biba.

Një ditë pas zgjedhjeve, Glover prezantoi raportin paraprak të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që njoftoi se brenda tre muajsh, OSBE do të paraqesë një raport të plotë lidhur me procesin zgjedhor.



Skip to toolbar