Goditi me thikë 41-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori, momenti kur policia i vë prangat

AKTUALITET


Policia e Vlorës ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili mbrëmjen e djeshme goditi me thikë shetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “15 Tetori”. Pas disa orësh kërkime, autori i dyshuar u gjet në banesën e vëllait të tij (aktualisht e pabanuar), në lagjen “Partizani”.

Në pranga ra shtetasi A. R. alias Gj. M., 51 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërsa 41-vjeçari  ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e mjetit prerës (thikë) me të cilin është kryer plagosja.



Skip to toolbar