Një dyqan argjendarie është grabitur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qytetin e Korçës.
Argjendaria e grabitur ndodhet te pedonalja në qendër të qytetit.
Ende nuk dihet shuma e parave dhe e bizhuterive të vjedhura. Policia po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.