Grabitja e parave në Rinas, shtyhet procesi

AKTUALITET


Është shtyrë sërish procesi gjyqësor për grabitjen e blindave me para në rrugën e Rinasit. Ndërkohë gruaja e Aleksandër Murataj i akuzuar për këtë grabitje ka folur për mediat pas seancës duke kërcënuar me vetëgjyqësi nëse nuk jepet drejtësi. Eda Lleshi deklaroi se procesi po zvarritet prej dy vitesh dhe se nuk i mbetet gjë tjetër përveç vetëgjyqësisë, por pa sqaruar se çfarë do të thotë kjo vetëgjyqësi. .

“Dua drejtësi, procesi zvarritet prej dy vitesh në Apel. Nuk më mbetet tjetër veçse të bëj vetëgjyqësi”, deklaroi Eda Lleshi.


Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në grabitjen brenda aeroportit të Rinasit, ka kërkuar ndarjen e çështjes nga pjesa tjetër e grupit që realizoi grabitjen e parë të blindave me para në rrugën e Rinasit.

Në Apel janë zhvilluar rreth 90 seanca që kanë dështuar njëra pas tjetrës, për arsye procedurale, e më së shumti për mungesë avokatësh.

Kërkesa e Aleksandër Muratajt është bërë në Gjykatë me argumentin se në 4 vite paraburgim është i vetmi që paraqitet për gjykim, ndaj kërkon që çështja e tij të zgjidhet sa më shpejt.

Murataj është dënuar me 16 vite burg nga Krimet e Rënda ndërsa Apeli nuk ka arritur të mbyll shqyrtimin dhe procesi është po zvarritet pafund.




Skip to toolbar