Grenell sfidon Vuçiç: SHBA tërhiqet, nëse nuk arrini marrëveshje me Kosovën!

AKTUALITET


I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar në mënyrë të prerë se SHBA do të tërhiqet nga roli negociator nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen në tryezën e bisedimeve me qëllim arritjen e një marrëveshje mes tyre.

“Më takon mua që të sjellë dy palët në tavolinë, dhe është në dorë të palëve për të vendosur. Palët duhet të më thonë mua se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë po bëj përpjekje për një të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt. Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, ne do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell në një konferencë me Vuçiç.

Më tej, i dërguari i Trump ka thënë prerë se Serbia duhet t’i japë fund fushatës kundër njohjessë Kosovës, ndërsa Kosova nga ana e saj duhet të heqë taksën për mallrat serbe.

Grenell u shpreh optimist se gjatë takimeve kanë ndjerë një energji pozitive dhe se shpreson se palët do të shkojnë drejt një marrëveshje.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë prej disa muajsh që kur Kosova vendosi taksën 100% për mallrat serbe.



Skip to toolbar