Basha, akuza Ramës për indeksin e demokracisë, por në 2012 krahasohej me Ugandën

AKTUALITET


Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar shifrat e Indeksit të Demokracisë për vitin 2019, ku Shqipëria ka pësuar rënie duke u renditur në vendin e 79-të dhe kjo sipas kreut të PD-së tregon mungesë të një qeverisje funksionale, dobësim të ligjit dhe mungesë të drejtësisë së pavarur. Basha akuzon Ramën për shifrat e dobëta të raportit të botuar nga The Economist, por Realstory.al zbuloi se indeksi i demokracisë në vitin 2012 kur vendi qeverisej nga PD dhe Basha ishte ministër, Shqipëria krahasohej me Ugandën dhe renditej në vendin e 90, pra shumë më keq se në 2019.

“Indeksi i Demokracisë e klasifikon Shqipërinë  regjim hibrid një hap larg autoritarizmit, për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur. Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes se keqe ku ka katandisur kjo qeverisje e dështuar vendin”, shkruan Basha në Twitter.

Në vitin 2012 në raportin për indeksin e demokracisë të publikuar nga The Economist në 200 vende të botës Shqipëria renditej në vendin e 90-të. Në grup me Shqipërinë që kanë të njëjtin klasifikim, “demokraci hibride” janë vende si Siri Lanka, Hondurasi , Bangladeshi, Nikaragua dhe Uganda. /realstory.al




Skip to toolbar